Tensionet në Veri, BE kërcënon Serbinë: Sanksione në fund

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Konflikti i rindezur tashmë në luftë të plotë mes Izraelit dhe Hamasit, nuk e ka zhvendosur vëmendjen e Bashkimit Europian nga sulmi i Banjskës në Kosovë.

BE-ja i bëri thirrje Serbisë të bashkëpunojë pa kushte për zbardhjen e ngjarjes së 24 shtatorit, ndërsa këmbënguli se do të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave ndaj Beogradit pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet.

“Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve që është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve. Blloku europian pret bashkëpunimin e Serbisë për zbardhjen e sulmit mbi policinë e Kosovës. Nuk është se thjeshtë presim bashkëpunim të plotë, por presim bashkëpunim pa kushte nga Serbia, e kur ka vullnet ka dhe rrugëdalje. Nuk ka nevojë askush të fshihet prapa çështjeve formale si njohja apo mosnjohja e një shteti, ka mjaft mënyra se si mund të ndash gjetjet e tua, sesi mund të bashkëpunosh dhe të kontribuosh në hetimin e plotë”, u shpreh zëdhënësi i BE-së Stano.

Sipas Stanos rrethanat e sulmit, duhet të sqarohen deri në fund në mënyrë që të kemi një pamje të qartë rreth asaj se çfarë ndodhi, përse ndodhi, kush mori pjesë e kush e organizoi. Zëdhënësi nënvizoi se bazuar në rezultatet e verifikimit, blloku do të vendosë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen ndaj Serbisë, Kosovës, ndaj dialogut dhe rajonit në tërësi. Autoritetet  e Kosovës kanë vazhduar të insistojnë që bashkësia ndërkombëtare ta ndëshkojë Serbinë për sulmin e Banjskës.about:blank

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e përsëriti këtë edhe gjatë një takimi që pati me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, dukme theksuar se “kërkesa e Kosovës është e qartë, masa konkrete kundër Serbisë, pas atij akti agresioni ndaj Kosovës”.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top