JiL.al - Jeto i Lumtur

Deklarata ‘bombë’ e gazetarit të njohur: 10 drejtues policie

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë televizive se ka informacione që shumë drejtues policie janë përdorues të aplikacioneve Sky dhe Encro Chat. Ai tha sipas një burimi kofidencial se janë të paktën 10 drejtues policie që kanë komunikuar përmes këtyre aplikacioneve me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.about:blank


“Ka drejtues të lartë policie që janë të lidhur me krimin drejtpërdrejtë dhe dua të theksoj dhe faktin që kur doli dosja ‘Metaforfoza’ dhe u arrestua Oltion Bistri ka pasur një mbledhje të fshehtë në Policinë e Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm ka mbledhur gjithë drejtorët e qarqeve, shefat e komisariateve dhe ju ka thënë ‘kush përdor aplikacionin Sky dhe Encro Chat të largohet vetë’ dhe ka pasur një heshtje totale dhe kanë parë njëri tjetrin në sy sepse numri i atyre që përdorin këto aplikacione është shumë i lartë. Ka shumë drejtues policie që kanë përdorur këtë aplikacion dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me krimin. Të paktën 10 janë dhe këtë burim e kam kofidencial nga një ish-punonjës i Policisë. Të paktën 10 drejtues të lartë policie kanë përdorur aplikacionin Sky dhe rasti konkret i lidhjes së drejtuesve të policisë ka qenë me shtetasin e shumëkërkuar Ervis Martinaj, komunikonin me të,” – u shpreh Çelmeta.

Scroll to Top