JiL.al - Jeto i Lumtur

Dhunoi gruan dhe vajzën e mitur, arrestohet 38-vjeçari në Devoll

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

DEVOLL- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devoll për dhunë në familje.

Mësohet se në pranga ka rënë i riu me iniciale N,S, i cili ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij.

Po ashtu ai ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top