“Po na sulmojnë”, u vranë në mënyrë makabre, flasin familjarët

Jil
Jil
1 Min Read

Nuk kanë fund historitë tragjike që vijnë nga Izraeli pas sulmeve që nisën pak ditë më parë.

E tillë është edhe ajo e britaniku i zhdukur Danny Darlington dhe e dashura e tij 22-vjeçares Caroline Ball nga Gjermania, të cilët postuan një selfie disa orë para se të humbisnin në një masakër të përgjakshme nga Hamasi të shtunën.

Miqtë dhe familja njoftuan të dielën në mbrëmje se Caroline kishte vdekur në një sulm terrorist.

Motra e Caroline Ball, postoi në Instagram se familja mësoi për vdekjen e Danny dhe Caroline nga miqtë në Izrael.

“Caroline dhe Danny vdiqën në një sulm terrorist. Zemrat tona janë thyer, falenderojmë më të thellë ata që u përpoqën aq shumë për ta gjetur dhe për të na dërguar informacione dhe kontakte,” ka shkruar Anja Pakezi.about:blank

Sipas Daily Mail, fotografi britanik jetonte me vajzën në Berlin dhe javët e fundit ata kishin shkuar në jug të Izraelit, sipas dhëndrit të Caroline Ball, Sam Pasquesi.

Ky i fundit pretendon se familja e tij mësoi lajmin e hidhur të dielën në mbrëmje nga një burrë që punonte në kibuc se të dy ishin të vdekur dhe trupat e tyre të identifikuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *