JiL.al - Jeto i Lumtur

I maskuar dhe me armë, hajduti grabit biznesin në “Myslym Shyri”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në një biznes në rrugën “Myslym Shyri”.

Mësohet se një person ende i paidentifikuar, i armatosur dhe i maskuar, ka hyrë brenda biznesit dhe ka vjedhur një shumë parash. Sipas policisë, autori dyshohet se në momentin e grabitjes ishte veshur me një kostum të kuq dhe me kapele.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Scroll to Top