JiL.al - Jeto i Lumtur

“Shiu izraelit i vdekjes” bie pa pushim mbi Gaza, dhjetëra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

“Shiu izraelit i vdekjes” po bie pa pushim mbi Rripin e Gazës që pas sulmit të armatosur të Hamasit ndaj Izraelit.

Në pesë ditë luftë, mbi 1000 civilë kanë humbur jetën në territorin ku jetojnë mbi 2 milionë banorë dhe mbi 260 mijë të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Imazhet nga Gaza tregojnë një shkatërrim masiv, me komplekset e banimit të kthyera në rrënoja, ndërsa dhjetëra fëmijë gjenden mes viktimave.

Teksa operacioni i ushtrisë izraelitë pritet të kulmojë me ndërhyrjen e mbi 150,000 mijë ushtarëve nga toka, zyrtarë e Ministrisë së Jashtme palestineze akuzojnë Jerusalemin se mbi Gaza po lëshon edhe bomba fosfori.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e platformës X të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës, thuhet: “Izraeli po përdor fosfor të bardhë të ndaluar ndërkombëtarisht kundër palestinezëve“.about:blank

Më tej shtohet se bomba me fosfor është lëshuar mbi civilët në rajonin Kerame, në veri të Gazës.

Edhe Human Rights Watch me bazë në Nju Jork kishte deklaruar gjithashtu në raportet e saj të mëparshme se Izraeli përdori fosfor në sulmet e tij në Rripin e Gazës, por autoritetet në Jerusalem kanë heshtur në lidhje me çështjen.about:blank

Sa i përket ‘bombës me fosfor’, ajo njihet ndryshe si fosfori i bardhë dhe është një armë shpërthyese që përmban substanca kimike. Përdorimi i saj është kategorikisht i ndaluar në zonat ku janë të pranishëm civilë.

Scroll to Top