Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagimi në rrjetet sociale ku flet për ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Çekisë që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Në shkrimin e tij Hoxha thekson se për kombëtaren është një lajm i keq pasi sulmuesi Armando Broja nuk është në gjendjen të luajë nesër.
Postimi i plotë:
Nje lajm i keq.
Vetem 24 ore para ndeshjes se kombetares me Çekine, trajneri Silvinjo, deklaron se Armando Broja nuk do te jete neser i gatshem per skuadren KUQEZI…
Jam tifoz i Brojes dhe mezi po prisja kthimin e tij ne kombetare.
Por mendoj se ndeshja ku Broja na duhet me patjeter, eshte ajo e radhes, kunder Moldavise ne Kishinjev.
Aktualisht kombetarja, ka nje formacion te konsoliduar me Cikalleshin ose Dakun si zevendesues ne qender te sulmit…