JiL.al - Jeto i Lumtur

Klodiana Lala zbërthen dosjen e Operacioni “Flakë në Det”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Emisioni “Në Shënjestër ka trajtuar këtë të mërkurë operacionin policor “Flakë në Det”, ku zbulohet se si u dekonspirua grupi i narkotrafikantëve që tentuan të shkëmbejnë drogë në mes të detit Adriatik në gusht të këtij viti.about:blank


Dokumentari:

14 Gusht 2023

Deti në këtë ditë duket i qetë. Edhe pse është kulmi i sezonit dhe policia është e fokusuar maksimalisht te siguria e pushuesve, ky sinops i situatës në terren duket të jetë veçse një mendim i gënjeshtërt, për grupin e narkotrafikantëve që kanë zgjedhur pikërisht këtë periudhë të vitit për të kryer shkëmbimin e tyre të radhës të madh të drogës.

Arlind Ismailukaj, dikur një oficer policie, në dukje është një biznesmen që merret me dhënien me qira të makinave. Një biznes shumë i përhapur në Shqipëri, por që shpesh përdoret nga individë me rekorde kriminale për të kamufluar aktivitetin e tyre të vërtetë, atë të paligjshëm.
Edhe pse i larguar prej kohësh nga organizata e policisë, ai vazhdon të jetë një njohës i mirë i terrenit dhe i lidhjeve brenda strukturës së uniformave blu.
Megjithatë ky mëngjes, duket se është fundi i tij në rolin e dyfishtë të një ish-agjenti të policisë dhe njëkohësisht ndërlidhësi të grupit kriminal, por edhe finishi i maratonës së grupit të tij të bashkëpunëtorëve në trafikun e drogës.about:blank

Këta të fundit në harkun kohor të shumë viteve kishin mundur të ndërtonin një perandori të tyren të linjave detare të narkotrafikut. Ashtu si edhe këtë mëngjes mesgushti, kur Ismailukaj ishte nisur me një makinë të marrë me qira drejt Luginës së Patokut, pa e ditur se tashmë ishte në survejimin e atyre që dikur ishin kolegët e tij të Policisë së Shtetit.
Operacion i quajtur ‘Flaka në Det’ do të shpërbente grupin që ndërkohë po përgatitej të shkëmbente në det një sasi të madhe kanabisi në këmbim të një ngarkese me heroinë.

Në krye të këtij grupi të rëndësishëm të trafikimit të drogës do të ishte i njohuri si ‘Baroni’ shqiptar i drogës, Gëzim Çela, edhe ky dikur një ish-efektiv i RENEA-s, i cilësuar shpesh si ‘I pakapshmi’. Cilësim ky, i përfituar për akrobacitë e tij me policinë, duke mundur t’ia hedhë shpesh drejtësisë, edhe sot kur vazhdon të jetë në arrati të plotë.about:blank

Por çfarë ndodhi atë mëngjes të 14 gushtit 2023? Si u dekonspirua Gëzim Çela dhe grupi i tij bashkë me Ismailukaj, në operacionin miliona euro të shkëmbimit të drogës në det të hapur?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, gjithçka nis pas informacioneve të mbledhura nga strukturat e inteligjencës së policisë, se një grup kriminal i dedikuar në linjat e trafikun të lëndëve narkotike, prej kohësh po i investonin paratë e fituara nga ky aktivitet kriminal, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë në Shqipëri. Ky grup sipas të dhënave operative, drejtohej nga Gëzim Çela, i cili ndërsa vilën e tij luksoze e ka në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, aktivitetin e tij duket se e drejton nga arratia. Aty nga ku kohë pas kohe jep direktivat e tij për ngarkesat me drogë dhe operacione në det që mund ti kryejnë vetëm organizata të sofistikuara kriminal.

Scroll to Top