JiL.al - Jeto i Lumtur

Bilanc tragjik/ Shkon në 1354 numri i të vdekurve në Gaza

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

GAZA- Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, zbulon se numri i viktimave nga konflikti me Izraelin ka shkuar në 1,354 njerëz dhe 6,049 të tjerë janë plagosur.

Më herët të enjten, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se po kryejnë një sulm në shkallë të gjerë ndaj objektivave të Hamasit në Gaza, ndërsa konflikti hyri në ditën e gjashtë.

Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në enklavën bregdetare. OKB tha të enjten më shumë se 330,000 njerëz janë zhvendosur atje që kur Izraeli filloi bombardimet e tij, shkruan CNN.

Të paktën 1200 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në sulmet e papritura të Hamasit në Izrael në fundjavë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Scroll to Top