Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është vrarë në Libanin jugor. Siç bëri të ditur vetë agjencia e lajmeve në një deklaratë, video-reporteri Issam Abdallah u vra në krye të detyrës.
“Me dhimbje bëjmë të ditur se video-reporteri ynë, Issam Abdallah është vrarë. Issam ishte pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor dhe ishte duke transmetuar direkt.”
Si pasojë e një rakete të lëshuar nga Izraeli pranë kufirit Izrael-Liban, mbetën po ashtu të plagosur edhe dy gazetarë të tjerë të Reuters, Al-Sudani dhe Maher Nazeh.about:blank
Sipas raportimeve, ngjarja është kapur e gjitha në video. Ndërkohë, agjencia e lajmeve bën të ditur se është duke kërkuar më shumë informacion rreth asaj që ndodhi dhe se është duke punuar me autoritetet në rajon.
Të paktën dhjetë gazetarë që mbulonin konfliktin Gaza-Izrael janë regjistruar sipas Organizatës Jofitimprurëse, Protect Journalists. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim nga Forcat izraelite të Mbrojtjes.