Panik është përhapur në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës.
Burime për FaxNews bëjnë me dije se kabllot elektrikë në hyrje të një pallati janë përfshirë në flakë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja është kryer në kohë dhe nuk ka pasur dëme materiale veç kabllove.
Në vendngjarje ndodhen gjithashtu Policia dhe punonjës të OSHEE-së.