Dyshohet se do të vriste anëtarin e një grupi kriminal në Budva,

Jil
Jil
1 Min Read

Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit një 25-vjeçar shqiptar me iniciale P.XH, me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që po planifikonte të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva.

Siç raportojnë mediat në Malin e Zi, P.XH tentoi që të arratisej drejt Shqipërisë, pas arrestimit të një vrasësi me pagesë nga Armenia në Budva, por u ndaluar dhe u arrestua në kufi.

Policia malazeze ka njoftuar se operacioni për arrestimin e vrasësve me pagesë është kryer në rrugën Slovenska plaža, në Budva. 

Gjatë kontrollit të automjetit në të cilin ndodhej armeni, u gjetën dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator, si dhe dy maska ​​silikoni, si dhe disa, palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *