Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët një magazinë dhe një hangar ushqimi për blegtorinë në Tapizë të Fushë-Krujës.
Nga zjarri mësohet se janë djegur dy objektet ndërsa zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe rrezikonte edhe banesën afër magazinës.
Zjarri dyshohet të jetë aksidental. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa mësohet se ka dëme të mëdha në disa milionë lekë pasi është djegur e gjithë baza ushqimore për bagëtitë.
Zjarrin është fikur pas ndërhyrjes së zjarrfikës dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.