Gazetarit shqiptar i drejtohet arma për ta vrarë në Izrael

Jil
Jil
1 Min Read

Artur Bibes, gazetarit të Top Channel që po ndjek zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës.


Siç tregoi ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.

Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armeve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.


Gazetari tregon se fjalët e ushtarëve ishin këto: E para jeni të çmendur, e dyta jeni shumë me fat sepse edhe mund të kishit vdekur”.about:blank

Bibe edhe pse në momente frike dhe paniku, ka arritur që të filmojë momentin, kur janë ndaluar nga një tank me ushtarë izraelitë që i kishin drejtuar armët, duke menduar se janë armiku. Në video Bibe dëgjohet gjatë gjithë kohës duke thënë se janë gazetarë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *