JiL.al - Jeto i Lumtur

Forcat izraelite do hyjnë në Gaza

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Forcat mbrojtëse të Izrael nxorën një deklaratë për mediat ku bëjne me dije se trupat ushtarake janë gati të zgjerojnë operacionet e tyre në terren.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse me ndihmën e qindra mijëra trupa nga personeli rezervë”, shkruhet mes të tjerash në deklara.

Momenti kur ky inkursion do të nisë nuk u bë me dije, teksa ka skaduar dhe afati që autoritetet izraelite iu dhanë civilëve palestineze që të largohen nga Gaza.

Mes të tjerash, në deklaratën për shtyp shkruhet se në ofensivë do të përfshihen
forcat ajrore, detare dhe tokësore.

“Pajisjet thelbësore luftarake janë dërguar tashmë në vendet përkatëse dhe batalionet me ushtarë të IDF janë dislokuar strategjikisht në të gjithë vendin”, thuhet mes rreshtash.

Scroll to Top