Sherr në Sarandë, 32-vjeçari godet me thikë 36-vjeçarin!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SARANDË– Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në Sarandë, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 21:10, në lagjen nr.1.

32-vjeçari Dhimitër Terolli ka qëlluar me thikë 36-vjeçarin Leonard Poci pas një sherri për motive të dobëta. 36-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori i krimit është arrestuar.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com

Scroll to Top