Sarandë – Një djalë i ri u plagos pak minuta më parë në qytetin e Sarandës pas një sherri për motive të dobëta. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ndodhi sonte, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, raporton noa.al.
Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dhimitër Terolli, rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin Leonard Poçi, rreth 36 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pas veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Policia tha se pasi kapën shtetasin Dh. T, bënë shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes