Reidi Balla, është personi që porositi zjarrvënien në një lokal “Gjin Bue Shpata” në Tiranë, duke paguar një person tjetër për 200 mijë lekë të vjetra.about:blank
Por balla nuk është një emër i panjohur për policinë. Burime bëjnë me dije se në vitin 2021, atij i është bërë atentat në makinë, në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.
Në deklarimin që dha pas ngjarjes, ai tha se kishte ndaluar makinën dhe po shikonte celularin kur dikush iu afrua dhe e qëlloi me armë në këmbë.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, tha ai.