Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dh. T., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta shtetasin Leonard Poçi, 37 vjeç, banues në Ksamil
Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë Dh. T., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës dhe mjete të forta shtetasin Leonard Poçi, 37 vjeç, banues në Ksamil.
Shtetasi L. P, është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.