TIRANË- Identifikohet autori i dyshuar që dyshohet se porositi zjarrvënien në tarracën e një lokali në Tiranë. Sipas policisë ai është Reidi Balla.
Policia njoftoi mëngjesin e kësaj të diele i arrestuari ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh dhe si porositës dyshohet të jetë Reidi Balla.
Balla është një emër i njohur për policinë për shkak se në vitin 2021, atij i është bërë atentat tek lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit. Ngjarja ka ndodhur me 12 tetor 2021.
Ndërkohë që ndeshja Shqipëri-Poloni ishte në pushim, 22-vjeçari Reidi Balla po shkonte drejt makinës së tij, të cilën e kishte parkuar tek zona e Komunës së Parisit.
Po pikërisht në këtë moment është shënjestruar duke u goditur nga një breshëri plumbash, nga të cilat mbeti i plagosur po pa rrezik për jetën.
I riu mori dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, si pasojë e breshërisë që vërshoi drejt tij.
Ai u transmetua në spitalin e Traumës dhe shpëtoi merkullisht.