Shqiptari tenton t’i shpëtojë policisë italiane, por bie nga dritarja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shqiptari 30-vjeçar ndodhet në urgjencën e spitalit Cattinara me kodin e kuq. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga policia, ai u ngjit nga dritarja në një parvaz të ndërtesës, por u rrëzua dhe u plagos rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në via della Geppa, pranë stacionit të trenit, në Trieste. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, 30 vjeç, i cili u shpëtua dhe u dërgua në spitalin Cattinara me kodin e kuq, raportohet për Sky News.

Sipas asaj që mësohet, burri kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në via della Geppa, por me sa duket emri i tij është dashur të denoncohet në polici. Ndaj, kur punonjësi i hotelit e ka përfshirë në mesin e mysafirëve të objektit, policia është paralajmëruar. Disa oficerë mbërritën në vendngjarje, por kur i riu kuptoi se policia kishte ardhur për të, ai doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej në një parvaz. Në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo është kërcyer spontanisht, ka rënë dhe ka përfunduar mbi një makinë dhe është plagosur rëndë. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar.

Scroll to Top