Tmerr te ‘Shihemi në Gjyq’! Burri kap për fyti gruan: Të kapa gafil!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vangjelia ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Safetin pasi thotë se ai e ka ndarë pavarësisht se kanë 29 vite martesë dhe 3 fëmijë. Ndërkohë Safeti thotë se ai e ka “zënë gafil” bashkëshorten e tij, diçka që ajo nuk e pranon dhe kundërshtimi i fortë mes tyre ka shkaktuar një rrëmujë në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se prej sa kohësh vazhdon ky debat mes tyre, Safeti thotë se kanë të paktën një vit e gjysmë duke nxitur habinë e moderatorit.

Vangjeli: Ku e bëra gabimin more zotëri? Ku e bëra gabimin?

Ardit Gjebrea: E di pse i bëj gjithë këto pyetje? Sepse ju keni një vit e gjysmë që kështu bëni?

Safet: Një vit e gjysmë…

Vangjeli: Kemi dy vjet.

Safet: Dy vjet që e kam kaluar, një vit e gjysmë që jam ndarë fare.

Vangjeli: Ka dy vjet zoti Ardit që kemi kapur…

Ardit Gjebrea: Kë ke kapur? Edhe ti e ke kapur?

Vangjeli: I kemi kapur letrat, i kemi kthyer në kadastër.

Safet: Vete në kadastër…

Ardit Gjebrea: Tani më fal, cili është faji që ka Safeti sipas teje?

Vangjeli: Safeti, pse më zbuloi certifikatën mua tani? Më futi në sherr me babanë.

Ardit Gjebrea: U! Po në qoftë se certifikata ishte, do ta zbulonte ai.

Safet: Sherr me babanë ti e të ma hedhësh mua me babanë tënd?

Ardit Gjebrea: Ai i ka fajet “pse më kapi?”

Vangjeli: Unë nuk të kam hedhur gjë ty ore, për çfarë ta kam hedhur?

Safet: Më ke gënjyer! Ke lënë milionat rrugës! Qërohu, zhduku atje! Zhduku atje, mos më hajde këtu! Ik te vendi jot atje! Ik atje, ik! Do ikësh atje? Mua s’më gënjen dot ti! Zhduku atje! (E shtyn tutje Vangjelinë).

Ardit Gjebrea: Jo me dorë, jo! Dora nuk lejohet. (Gjebrea futet mes çiftit).

Safet: Fajin e kanë njerëzit e ty, s’e kam unë! Unë s’kam nevojë as për ty, as për njerëzit e tu!/tvklan.a;

Scroll to Top