Burri godet bashkëshorten në studio/ Përplasje të forta ]

Jil
Jil
2 Min Read

Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit. Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë.

Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!about:blank

Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?about:blank


Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!about:blank

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

Safet: Më ka marrë te TAP-i…about:blank

Eni Çobani: Çfarë  të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

Ardit Gjebrea: Këtu nuk të  lejoj!

Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë  s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *