Sërish panik në Francë. Sipas Reuters, shkolla e mesme në Arras ku një mësues i frëngjishtes u godit për vdekje me thikë të premten, u evakuua sot në mëngjes pas një alarmi për bombë.about:blank
Sulmi i së premtes, i cili bëri që qeveria të vinte Francën në gatishmërinë më të lartë të sigurisë.
Qeveria e Francës e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë.
Sulmi erdhi pasi ishte krijuar një “atmosferë xhihadiste”, tha ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin gjatë, fundjavës, pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, që shkaktoi masa hakmarrëse dhe sulme ajrore.