Dy persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin në një banesë në Lezhë, por nuk ia kanë dalë.
Sipas burimeve, rreth orës 2:00 të mëngjesit, në fshatin Malecaj të Lezhës, dy persona të maskuar hynë në banesën e familjes Buja.
Në ato çaste, kryefamiljari Nikoll Buja, i cili ka qenë vetëm në shtëpi, ka dëgjuar zhurma dhe është zgjuar, ku i ka bërë rezistencë hajdutëve.
Këta të fundit, kanë nisur ta dhunojnë, duke e goditur në pjesën e kokës, sikurse kanë qëlluar me armë zjarri, fatmirësisht pa asnjë të lënduar.
Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi dhe nuk kanë marrë asgjë nga banesa.
Pas sinjalizimit, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur dhe hetimet për të rënë në gjurmët e tyre.