Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.
Tashmë Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe gati për të nënshkruar letrat e divorcit. Ama ditën e sotme Fero ka bërë disa postime lidhur me një vendim gjykate për kujdestarinë e vajzës së tyre. Vendimin e gjykatës, që e lejon ta shoh vajzën e tij vetëm tri orë në javë Fero e ka quajtur të padrejtë dhe ka shkruar:
Dmth unë kam të drejtë ta shoh vajzën time vetëm tri orë në javë edhe me orar të caktuar sipas Ligjit të Kosovës (padrejtësive të gjykatës së korruptuar me avokata), dmth vajza ime i bie të jetë sikur një njeri i huaj për mua…
Fero ka publikuar një ‘selfie’ në mbishkrimin e së cilës ka bërë llogaritë se sa në total i bie ta shohë vajzën e tij sipas vendimit të gjykatës.about:blank
Një muaj 12 orë, gjashtë muaj 72 orë, një vjet 144 orë. Dmth total komplet vitin 144 orë po i bie me qenë gjashtë ditë. Gjashtë ditë mundem ta shoh vajzën time komplet vitin. Për pesë vjet po i bie 30 ditë ta shoh vajzën time. Për 10 vjet po i bie 60 ditë. Që bëjnë dy muaj prej një dekade? Drejtësia në Kosovë? Korrupsioni në Kosovë…