Ngjarje e rëndë raportohet në Bruksel, aty ku një person ka hapur zjarr drejt qytetarëve duke vrarë të paktën dy dhe plagosur disa të tjerë
Sipas informacioneve paraprake, autori ka thirrur “Allah Akbar” dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt qytetarëve.
Të paktën dy persona, të veshur me fanellat e kombëtares suedeze raportohet se kanë mbetur të vrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes Belgjikë-Suedi në kuadër të Euro 2024.
Autori ende nuk është arrestuar nga policia, ndërsa mendohet se ai është personi që duket në videon më poshtë: