Lindi në banesë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Një foshnjë, e cila ishte dërguar dy ditë më parë në spital, ka humbur jetën.

Mësohet se foshnja kishte lindur më 15 tetor në banesë, dhe një ditë më vonë, më 16 tetor, ishte dërguar në spital ku ka humbur jetën.

Policia njofton se lidhur me rastin është marrë në pyetje një person i cili kishte deklaruar se motra e tij e ka lindur foshnjën në banesë.

“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Sakaq, drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili ka thënë për Telegrafin se foshnja është pranuar në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Scroll to Top