JiL.al - Jeto i Lumtur

Prangoset i shpalluri në kërkim nga GjKKO-ja. Emri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Policia vedore informon se ‘në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin, kapjen në lagjen nr. 17, Durrës, si dhe vënien në pranga të shtetasit Bewhxhet Mema 61 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 61-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale shtesë i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme hetimore.;

Scroll to Top