Plagosja e dy personave në Korçë, dëshmitarja rrëfen

Jil
Jil
2 Min Read

Një person me probleme të shëndetit mendor ka plagosur paraditen e sotme në Pazarin informal të  fruta perimeve dy persona.

Bëhet fjalë për një grua 52-vjeçare si dhe një 60-vjeçar i cili mësohet të ketë ndërhyrë për të neutralizuar situatën.

Autori mësohet të ketë qenë Jonis Mazllemi, banor i qytetit të Korçës i cili ka qenë i pajisur me një mjet prerës hanxhar në momentin kur ka goditur gruan e cila është shitëse në këtë pazar dhe me pas ka goditur e personin tjetër që erdhi në ndihmë 52- vjeçares.

Ndërkohë një grua që ka qenë dëshmitare në vendngjarje ka treguar se si ndodhi ngjarja, ku 36-vjeçari ka ardhur me vrap dhe ka qëlluar gruan.

“Unë isha tani. I hyri me sëpatë. Gruaja ra poshtë,. Nuk pari konflikt mes tyre. Erdhi me sëpatë dje i ra. E njoh gruan ishte aty. Nuk e di ça u bë pastaj,. Ai ishte i droguar. Nuk e di nëse zunë apo jo”-tha ai.about:blank

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën ndërkohë nga ana tjetër policia dhe grupi i hetimit thonë se 36-vjeçari është shoqëruar në mjediset e komisaritit të Korçës ku po merret në pyetje për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *