JiL.al - Jeto i Lumtur

7 persona të maskuar e të armatosur tentuan të merrnin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e mbrëmjes së të mërkurës (18 Tetor), kur në zonën e Shkozës iu bë atentat një 21-vjeçari.

Autorët e sulmit mësohet kanë qenë 7 persona të ndarë në dy makina, ku njëra prej tyre mësohet se ishte e kuqe.

Gjithashtu bëhet me dije se, ishin të maskuar dhe të armatosur.

Dyshohet se sulmi ka qenë i mirëmenduar pasi autorët kanë vëzhguar në distancë lëvizjet e autorit derisa i zunë pritë, në kohën kur ai ishte në makinë i shoqëruar dhe me një vajzë, e cila po drejtonte mjetin.

21-vjeçari Hysen Xhakolli kishte vetëm 1 javë që ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri.

Pas vëzhgimit në vendngjarje gjithashtu është gjetur një karikator armë me fishekë.

Xhakolli thuhet se është goditur me sende të forta dhe është tentuar të merret peng nga autorët.

Shkak i ngjarjes mësohet të jetë bërë një konflikt i ndodhur rreth 1 vit më parë.

Grupi hetimor ka edhe emrat e personave të cilët janë autorë të atentatit, por ende nuk janë shpallur në kërkim nga Policia. Shkak i ngjarjes raportohet është një konflikt i ndodhur rreth 1 vit e 4 muaj më parë.

Pas ngjarjes i riu i cili kishte marrë dëmtime të rënda në kokë ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka dhënë deklaratën e tij në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.

Scroll to Top