SHBA- Një incident ka ndodhur në Los Anxhelos, ku teksa policia në ndjekje të autorit të një krimi ka përplasur me makinë një tjetër oficer, i cili ishte duke vrapuar. Fatmirësisht polici nuk është lënduar dhe pas disa minutash është çuar në këmbë.
Në pamjet e publikuara në rrjet një pasagjer në makinëne policisë mund të dëgjohet duke bërtitur “duart lart” përpara se shoferi të godasë një tjetër oficer. Brenda pak minutash oficeri i plagosur arrin të ngrihet sërish në këmbë.
Mësohet se automjtei i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit ishte në ndjekje të një autroi, i cili u raportua se kishte vjedhur një kamionçinë.