JiL.al - Jeto i Lumtur

Gruaja shqiptare kapet me heroinë në Selanik

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 48-vjeçare shqiptare dhe një burrë grek janë arrestuar në Selanik pasi po transportonin lëndë narkotike.

Sipas mediave greke, shqiptarja kishte hipur në taksinë që drejtohej nga 28-vjeçari grek dhe brenda në çantat e saj kishte fshehur heroinë.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dhe u konfiskuan 4 pako të improvizuara me heroinë me peshë totale 1 kg e 980 gramë në një çantë në sediljen e pasme ku ishte ulur shqiptarja.

Gjithashtu, u sekuestrua një cigare e improvizuar me kanabis, e cila u gjet në derën e drejtuesit të mjetit, i cili kur është ndaluar nga policia ka tentuar të arratiset por nuk ia ka dalë dot.

Policia ka sekuestruar automjetin si dhe 3 aparate celularë dhe një shumë parash prej 590 eurosh, të cilat iu gjetën dy të arrestuarve.

Scroll to Top