Një i moshuar në Pogradec është nën hetim pasi kërcënoi me thikë katër të mitur.
Fëmijët ishin të moshave 14-16 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. S., 70 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, ka kanosur me mjet të mprehtë, për motive të dobëta, 4 shtetas të mitur, 16 vjeç, 14 vjeç, 15 vjeç dhe 16 vjeç, banues në Pogradec”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.