Grabiti shumën e parave në një banesë, e pëson keq ‘Skifteri’

Jil
Jil
2 Min Read

Një 21-vjeç me inicialet M. K., ka rënë në prangat e bluve të Elbasanit pasi është pikasur duke grabitur në një banesë, ku më pas janë kryer proçedurat e arrestimit të të riut,

I riu nuk është emër i panjohur për policinë pasi dhe më herët ka kryer të tjera grabitje në qytet si dhe ka dëmtuar dy çadra në pronësi të teatrit “Skampa”, në Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontakti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhi 300 000 lekë në banesën e një shtetaseje, identifikohet, kapet dhe arrestohet 21-vjeçari.about:blank

I arrestuari, i dënuar më parë, për vjedhje.

Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.about:blank

Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *