JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndërtoi pa leje një objekt me qëllim përdorimi për lokal,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Intensifikohen kontrollet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Ndërtoi pa leje në zonën “Laguna e Patokut”, në Laç, një objekt njëkatësh me qëllim përdorimi për lokal, vihet në pranga 61-vjeçari, Zef Tuci.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të intensifikimit të kontrolleve për parandalimin e konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare e zonat e mbrojtura, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Z. T. 61 vjeç, banues në Laç.

61-vjeçari, në zonën “Laguna e Patokut”, kishte ndërtuar një objekt njëkatësh, me qëllim përdorimi për lokal, pa leje të organeve kompetente.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.about:blank

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Scroll to Top