“Ishte e “vdekur” për së Gjalli”, Zbulohet Historia Rrëqethëse

Jil
Jil
2 Min Read

“Ishte zënë me bashkëshortin”, ishte kjo deklarata e gruas me të cilën po udhëtonte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme, pas u hodh nga furgoni.


Sipas saj Merushja, dukej në gjendje jo të mirë psikologjike, ishte grindur me bashkëshortin: “Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit”, ka deklaruar shoqja e saj.

Burime bëjnë me dije se Merushe Gjuzi nga Rrogozhina ishte e “vdekur” për së gjalli, ajo kishte një histori trishtuese e cila po e brente cdo dite dhe më shumë.


Në vitin 2013 vajza e saj humbi kontaktet me familjen, kjo e shkatërroi Merushe Gjuzin e cila e kërkonte vajzën e saj me lot në sy në polici dhe në televizione.about:blank

Kjo histori e shkatërroi Merushen por nuk mjaftoi me kaq, pasi edhe dhëndri i saj, humbi jetën 6 muaj pas zhdukjes së vajzës së saj.


Pas zhdukjes së vajzës në 2013 në familjen e Merushes vinin shpesh telefonata anonim, por kurrë asnjë gjë nuk u dëgjohej pas tyre.

Djali i vajzës së 57-vjeçares, vuante nga një sëmundje dhe e vetmja që kujdesej për të ishte Merushe Gjuzi e cila i dha fund jetës ditën e djeshme.


VoxNews zbuloi se disa vite më vonë vajza e Merushes bëhet e gjallë dhe ndodhej në Angli dhe nuk donte të komunikonte me familjen duke ‘shpikur’ historinë se ishte rrëmbyer.

Kjo brengë e madhe e rëndonte, Merushe Gjuzin, kjo histori i solli konflikte me burrrin e saj dhe nisën konfliktet dhe problemet familjare.


Ditën e sotme policia njofton se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj 68-vjeçarit, Mahmut Gjuzi, rëndojnë dy akuza “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes“.

Dhuna psikologjike që 68-vjeçari, ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.


Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 55-vjeçarja dyshohet se është hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *