Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, në aksin Elbasan- Metalurgjik. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët janë dërguar në spitalin e Elbasanit me lëndime të rënda.
Nuk dihet ende identiteti i tyre, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se ishin të rinj, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar shkaqet e aksidentit.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes