Nëna vret dy fëmijët e saj Binjakë 5-vjeçarë dhe më pas veten

Jil
Jil
2 Min Read

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida,SHBA, ku një nënë dyshohet se ka vrarë dy binjakët e saj 5 vjeçarë. Ngjarja u zbulua pasi nëna e tyre 31-vjeçare u hodh nga një urë, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se Catorreia Hutto, 31 vjeç doli nga makina dhe u hodh ne liqenin Jesup. Pasi policia gjeti dhe identifikoi trupin shkoi në shtëpinë e saj, ku zbuloi gjatë kontrollit dy fëmijët e saj binjakë 5-vjeçarë të vdekur në shtretërit e tyre. Policia gjeti gjithashtu një armë në shtëpinë e 31-vjeçares, por fëmijët nuk kanë asnjë shenjë në trup që tregon se është përdorur arma e zjarrit. Prandaj, shkaku i saktë i vdekjes së fëmijëve do të përcaktohet nga mjeku i cili do të bëjë autopsinë e trupave të tyre.

Dy binjakët, Ahmed dhe Ava, ishin fëmijë me nevoja të veçanta dhe u konstatua se ata nuk kishin ndjekur shkollën që nga 13 tetori. Siç njoftoi policia lokale, në shtëpi nuk u gjetën as shumë ushqime dhe as mobilje të mjaftueshme.

Nëna e 31-vjeçares tha se vajza e saj kishte probleme kronike me depresionin, por nuk kishte konstatuar shenja të përkeqësimit të gjendjes së saj. Ajo në fakt kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e vajzës së saj të enjten mbrëma, por nuk iu përgjigj pasi mendonte se njëri nga dy fëmijët e kishin telefonuar gabimisht.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *