Plagoset me thikë një 16-vjeçar, zbardhen Detajet e para

Jil
Jil
2 Min Read

Një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier. Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier.about:blank

Sipas burimeve paraprake të informacionit  i plagosuri 16 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia sa ka marr  lajmin ka shkuar  tek vendi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16 vjeçar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *