U tha se kishte bërë shkelje, merret sërish vendimi për kritikun

Jil
Jil
2 Min Read

Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur në izolim, një ditë pasi aleatët e tij thanë se autoritetet ia kanë hequr të drejtën që të shkruajë materiale, që është mënyra e vetme që ai komunikon me botën jashtë.about:blank

Përmes një postimi në llogarinë e Navalnyt në X – që më herët njihej si Twitter – u tha se kritiku i Kremlinit do të qëndrojë 12 ditë në izolim, pasi një zyrtar i burgut i ka shqiptuar atij dënim për një shkelje. Megjithatë, ende nuk është e qartë se për çfarë shkeljeje bëhet fjalë.

“Jam rikthyer në qelinë e ndëshkimit për 12 ditë. Baza e gjithë kësaj është një raport i një oficeri të burgut, në të cilin ai ka shkruar ‘përderisa i kërkova Navalnyt të dilte nga qelia për të marrë një dyshek, ai më poshtëroi dhe më shau’”, shkruhet në postimin e Navalnyt.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, tha se kjo ishte hera e 21-të që opozitari rus është vendosur në izolim që kur është dërguar në burgun IK-6, 250 kilometra në lindje të Moskës, në gusht të vitit 2022.

Navalny, një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, më herët gjatë këtij viti u dënua me 19 vjet burgim dhe u dërgua në një burg famëkeq rus. Ai u gjet fajtor për krijimin e një organizate terroriste.about:blank

Më herët gjatë këtij muaji, tre nga bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, përderisa ekipi i tij paralajmëroi se autoritetet ruse duan që të kufizojnë edhe më shumë komunikimin e Navalnyt me botën jashtë.

Akuzat ndaj Navalnyt gjerësisht shihen si hakmarrje për përpjekjet e tij për të ekspozuar atë që ai e përshkruan si paligjshmëri, korrupsion dhe represion nga Putini dhe sistemi i tij politik.about:blank

Ai edhe më herët ishte burgosur dhe gjendet në burg që nga viti 2021, kur u arrestua pasi u kthye nga Gjermani, ku ishte trajtuar për helmim, për të cilin e ka fajësuar Kremlinin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *