JiL.al - Jeto i Lumtur

Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Spanjë, pasi ishte shënjestra e një atentati me armë.

Ngjarja ka ndodhur në Tarragona, ku shqiptari është qëlluar me 3 plumba , dy në këmbë dhe një në kokë, nga një person i maskuar i cili ende nuk është identifikuar. Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me identitetin e shqiptarit, por paraprakisht raportohet se ai është nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë hetimet do të duhet të zbardhin se kush është i plagosuri dhe motivi i përplasjes ku mbeti i plagosur. Sipas hipotezave të para, gjithçka duket se ka lidhje me trafikun e drogës, teksa sipas mediave spanjolle, shqiptarët janë kombësia e huaj që policia ndalon më shumë në lidhje me kultivimin dhe trafikimin, brenda dhe jashtë, të marijuanës.

Po këtë të martë në Terrassa, policia arrestoi një burrë nga Amerika e Jugut, i cili hapi zjarr dhe plagosi një të ri në një përleshje në mes të rrugës. Pasi u arratis, ai u fsheh në një shtëpi edhe pse më në fund u arrestua. Ditën e djehsme, në Salt, një burrë hyri në spitalin Santa Caterina me një plagë duke pretenduar se ishte prerë me një shishe qelqi dhe më në fund mjekët e panë se ai kishte një plagë me armë zjarri. Që nga fillimi i vitit në Katalonjë, nëntë persona janë vrarë me armë zjarri, tetë prej tyre, sipas hetimeve të policisë në lidhje me trafikun e drogës.

Scroll to Top