Gazetarja e njohur takim me vajzën që ra pre e abuzimit

Jil
Jil
2 Min Read

Gazetarja Afrovita Hysenaj e cila u kërcënua nga një televizion lokal në Vlorë, pas publikimit të lajmit të përdhunimit të një vajze nga 4 persona, tha se ajo e kishte takuar personalisht vajzën.about:blank

Gazetarja tha se vajzën e kishte takuar në momentin kur ajo ishte në spital, sipas saj vajza ka qenë në një gjendje shumë të rëndë dhe e kishte të pamundur të komunikonte, pasi dukej të ishte e shokuar.

Megjithatë u shpreh gazetarja, vajzës edhe pse në atë gjendje i është marrë një dëshmi ku kjo e fundit deklaron se ka shkuar me dëshirë.

“Në datën 23, ditën që vajzës i është marrë dëshmia brenda ambienteve të spitalit ku ajo gjendej, unë e kam takuar vajzën personalisht. Lirshëm jam futur në ambientet e reanimacionit dhe jam munduar të komunikoj me vajzën.

Ishte e pamundur të flitej me vajzën, ajo nuk reagonte, nuk fliste, tundte vetëm kokën dhe konfirmonte me sy dhe shikonte e çorientuar, e çoroditur, e shokuar dhe nuk e di se si në atë gjendje kësaj vajze, i ishte marrë deklarata dhe kjo vajzë paska deklaruar se ka shkuar me dëshirë. Vajza është rikthyer në spital për t’ju nënshtruar ekspertizës, nuk e di pse nuk ka ndodhur ekspertiza më parë, por shpresoj të dalë e vërteta.about:blank

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *