Autobusi përplaset me një makinën, raportohet për persona

Jil
Jil
1 Min Read

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.about:blank

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *