“Standardi i ri i SPAK ka frikësuar politikanët e tjerë”/

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo dhe gazetarja Klodiana Lala janë përfshirë në një debat në emisionin “Open”, në lidhje me dosjen “Partizan” dhe akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.about:blank

Gjatë fjalës së saj, gazetarja Lala u shpreh se standardi i ri i SPAK po frikëson politikanët e tjerë, mirëpo kjo u ironizua nga Bozdo, i cili tha se nëse këtë e ka thënë kryeministri Rama, atëherë e pranon si të vërtetë.

Bozdo: Ju e paragjykoni zotin Berisha…

Lala: Jo! të lutem të mos kalojmë degë më degë. Në këndvështrimin tim Berisha është i pafajshëm, derisa gjykata ta vendosë. Prokuroria thotë se trashëgimtarët e 5 familjeve kishin informacion për ato çfarë ndodhte brenda institucioneve…

Lala: Unë nuk jam prokuror.. SPAK në momentin konkret ka vendosur një standard të ri. Standardi që është ndjekur në rastin e Berishës nga SPAK ka frikësuar politikanët e tjerë.

Scroll to Top