Drejtori i paraburgimit të Vlorës, Ëngjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
Ai ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga detyra si Drejtor i IEVP- Vlorë në një letër drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Engjëllush Avdulajabout:blank
“Unë Engjëllush Avdulaj, jam emëruar në detyrën e Drejtorit të IEVP – Vlorë në datë 02.02.2021. Aktualisht ndodhem përpara një oferte nga sektori publik e cila është një sfidë e re për karrierën time profesionale.
Me keqardhje ju njoftoj se unë kam vendosur ta pranoj këtë kapërcim profesional të një niveli tjetër dhe për këtë arsye po ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të IEVP – Vlorë. Duke ju përshëndetur ju dhe gjithë stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kohën e punës dhe bashkëpunimin”, shkruan ai.about:blank