JiL.al - Jeto i Lumtur

Përfshihet nga flakët fabrika e sfungjerit, zona “pushtohet” nga tymi!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një fabrikë sfungjeri është përfshirë nga flakët në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.

Zjarri ka rënë rreth orës 13:50 dhe  shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit po punojnë për neutralizimin e flakëve, por e kanë shumë të vështirë pasi në magazinë ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.about:blank

Ndërkohë rreth 50 punëtore të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të pa përfshira nga flakët bazën materiale.

Ndërkohë shtëllungat e zeza të tymit kanë mbuluar të gjithë zonën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, në fshatin Fermë Çlirim, në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Scroll to Top