JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama si Enver Hoxha opozitën e ka shpallur armike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

IRANË- Kryetari i Partisë Demoktratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po vepron në një mënyrë si diktatori Enver Hoxha. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u shpreh se Rama po tenton që ta shpallë opozitën armike, në mënyrë që ta zhdukë atë. Berisha ka shtuar se Rama po kontrollon votën në shkallën më të madhe me patronazhistët dhe vrasësit serialë të bandave.

“Sot ku jemi, cila është gjendja. Sot nuk kemi kampe përqendrimi, sot nuk kemi skuadra pushkatimi, hiperkolektivizëm. Pra padyshim që Shqipëria nuk është ajo që ishte e doktrinës dhe diktaturës komuniste. Megjithë këtë, sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë, është një diktaturë të vërtetë dhe të pamohueshme sepse sot në Shqipëri një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet. Sot Edi Rama kontrollon pushtetin ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, agjencitë e të quajtura të pavarura, kontrollon ekonominë me oligarkët e tij, kontrollon mediat.

Sot Edi Rama, opozitën njëlloj si Enver Hoxha e ka shpallur armike dhe armike për ta zhdukur, natyrisht jo me plumba armësh zjarri, por me plumba të tjerë asgjësues, në mënuyrë që ta vendosë nën kontrollin e tij të plotë. Sot diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij, me makinerinë gjigante të frikës së qytetarëve. Me fallangat komuniste të kuqe të patronazhistëve, me vrasësit serialë të bandave ai kontrollon dhe dikton vullnetin e shqiptarëve.

Me makinerinë, me industrinë gjigante të blerjes së votës, qindra e mijëra shqiptarë shesin të drejtën e votës ose votën. Të gjitha këto kanë një synim, zhdukjen e opozitës. Të gjitha këto Edi Rama, këto vota që i grabit, i konsideron plumba për opozitën. E njëjta gjë sot ndodh me pronën. Njerëzit nuk e kuptuan dhe PD nuk bëri detyrën e vet. Ligji i investimeve strategjike është ligji i konfiskimit të pronave në të gjitha zonat që ato mund të kenë një vlerë turistike, nga kepi i Stillos në Velipojë, nga Çajupi në Alpe. Ku të dojë diktatori i konfiskon dhe i përdor për mafian e tij,” tha Berisha.

Scroll to Top