Kontrolle në sera dhe bare, e pëson keq një 19-vjeçar (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksion antidrogë është zhvilluar gjatë natës në disa fshatra të Beratit, ku janë kryer kontrolle në sera, njësi shërbimi e bare.

Burime bëjnë me dije se është kapur me doza kokaine, gati për shitje, 19-vjeçari Haxhi Vrapi, në fshatin Drenovicë.

Njoftimi policisë:

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat mësohet se ka organizuar gjatë natës një aksion antidrogë në fshatrat: Samaricë, Drenovicë e Pobrat, fshatra të ish/njësisë administrative Kutalli në Dimal. Aksioni policor, ku u bënë bashkë forcat operacionale, forcat Shqiponja, efektivë të sektorit të antidrogës e krimit në DVP-në Berat, sipas burimeve-kishte si qëllim goditjen e kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Duke qenë se këtë vit në zonat Pobrat, Samaticë e Rërëz janë gjetur e asgjësuar sera me kanabis, “shtëpi bari” dhe shumë kilogram droge të presuar, mësohet se aksioni është përqendruar në sera, njësi tregtime e bare. Si rezultat i këtij aksioni, në fshatin Drenovicë është arrestuar në flagrancë me doza të konsiderueshme kokaine, gati për shitje,19-vjeçari Haxhi Vrapi, banues në fshatin Drenovicë.

Scroll to Top