Arrestohet deputeti i njohur, zbardhet akuza e rëndë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një anëtar i parlamentit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë në Bavari, Daniel Halemba, është arrestuar me akuza që përfshijnë shfaqjen e simboleve të ndaluara totalitare, si dhe ankesat se ai bërtiste përshëndetjen naziste “Zig Heil”.

Arrestohet deputeti i njohur, zbardhet akuza e rëndë

Halemba, 22 vjeç, një ligjvënës i sapozgjedhur që do të zërë vendin e tij në parlamentin rajonal të Bavarisë të enjten, është anëtar i vëllazërisë studentore Teutonia Pragë, ambientet e së cilës u bastisën nga policia në shtator.

Gjatë bastisjes, siç thanë zyrtarët, u gjetën simbole që janë të ndaluara me Kushtetutën gjermane, si svastika dhe fqinjët u ankuan se kishin dëgjuar të bërtitur “Zig Heil” nga ambientet e vëllazërisë, raporton Guardian.about:blank

Në një video të postuar në kanalin Telegram të avokatit të tij, Halemba tha se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.

“Ata duan të më arrestojnë mua, një deputet të zgjedhur në parlamentin e shtetit, tre ditë para se të zë vendin tim, duke përdorur një urdhër arresti krejtësisht të paligjshëm”, tha ai.about:blank

AfD arriti rezultate rekord në shtetet gjermane perëndimore të Bavarisë dhe Hessen në zgjedhjet lokale të 8 tetorit.

Scroll to Top